Secondary Adv

10 fakte interesante per Detin e Vdekur

Share on Google+

I njohur edhe si vendi më i ulët në Tokë, Deti i Vdekur është plot me surpriza.  Është gati dhjetë herë më i kripur se oqeani, duke u bërë pellgu ujor më i kripur në botë.

Në Detin e Vdekur, siç kuptohet edhe nga emri, nuk ka jetë, pasi kripësia e bën jashtëzakonisht të vështirë që bimët dhe kafshët të mbijetojnë. Në këtë artikull do ju tregojmë disa fakte interesante rreth tij.

 

1. Ai është 426 metër nën nivelin e detit. Deti i Vdekur është pika më e ulët në Tokë.

2. Duke qënë një liqen i mbi kripëzuar (hypersalin), Deti i Vdekur është renditur gjithashtu si më i thelli në botë, 377 metër.

Për të sqaruar, një liqen hipersalin është çdo pellg uji pa dalje në det që përmban koncentrime të konsiderueshme të klorurit natriumi ose kripërave të tjera, me nivele kripore që tejkalojnë atë të ujit të oqeanit (3.5%, pra 35 gram për litër ose 0.29 paund për gallon amerikan).

3. Përmbajtja e lartë e kripës në ujërat e Detit të Vdekur e bën jashtëzakonisht të lundrueshëm. Kjo do të thotë që njerëzit mund të notojnë ose qëndrojnë me lehtësi në sipërfaqen e Detit të Vdekur pa frikën e mbytjes.

4. Megjithëse jeta ujore në Detin e Vdekur nuk mund të mbijetojë, aty ka ende të pranishme baktere dhe kërpudha mikrobiale. Hulumtimet e fundit kanë treguar se forma të reja të jetës po zbulohen në fundin e Detit të Vdekur në burimet e ujit të freskët.

5. Është det i mbyllur dhe bregun e tij e ndajnë Izraeli dhe Jordania. Ai ka vetëm një rrjedhje, lumin Jordan. Deti i  vdekur është 67 km i gjatë dhe një gjerësi maksimale 17.7 km.

6. Vendi më i ulët në Tokë është gjithashtu shtëpia e rrugës më të ulët në planet. Autostrada 90 është një rrugë e vendosur 392 metër nën nivelin e detit në bregun izraelit të Detit të Vdekur.

7. Deti i Vdekur është gati 3 milion vjeçar!

8. Deti i Vdekur është i njohur për sigurimin e një shumëllojshmërie të produkteve medicinale. Është gjithashtu një nga vendpushimet shëndetësore më të njohura në botë, edhe njerëzit, nga Herodi i Madh, te Kleopatra, kanë njohur vlerat e tij medicinale.

 Deti i Vdekur dhe mineralet e tij janë deri më sot, të njohura për efektin e madh në problemet e ndryshme shëndetësore, përfshirë psoriasën dhe astmën.

9. Deti i Vdekur ka rëndësi të madhe historike dhe fetare. Gjithashtu njihet si vendstrehimi i mbretit David sipas Biblës.

10. Një tipar i pazakontë dhe që shumë pak njerëz e dinë për Detin e Vdekur është shkarkimi i tij i asfaltit. Herë pas here ai nxjerr në sipërfaqe guralecë dhe blloqe të substancës së zezë. Janë zbuluar figura të veshura me asfalt dhe kafka neolitike të veshura me bitume nga zona arkeologjike. Për procesin e tyre të mumifikimit egjiptianët përdorën asfaltin e importuar nga rajoni i Detit të Vdekur. 


Më të lexuarat